Prof. Dr. Klodeta Dibra

Prof. Dr. Klodeta Dibra është pedagoge në Departamentin e Gjuhës italiane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës.  

Prej vitit 1988, znj. Dibra ka mbajtur pozicione të rëndësishme në arsimin e lartë si: Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Anëtare e Senatit akademik të Universitetit të Tiranës, Anëtare e Këshillit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Kryetare e Këshillit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Pedagoge si dhe Shefe e Departamentit të Gjuhës Italiane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja etj.

Znj. Dibra numëron një pjesmarrje të gjerë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare me kumtesa, botime artikujsh shkencorë në revista shkencore, autore e disa teksteve universitare, monografive dhe e fjalorëve.

Ajo ka një aktivitet të gjerë duke sjellë të shqipëruar disa autorë italianë si Carmine Abate, Dacia Maraini, Orianna Fallacci, Mario Luzi etj. Ajo ka qenë pjesmarrëse në aktivitete në projekte kombëtare e ndërkombëtare.

Për kontributin e saj të gjerë Znj. Dibra është nderuar me medalje nderi, ndër  të cilat përmendim Medalje nderi të Kalorësit (Klasi III) “Ordine della stella della solidarietà italiana”, dhënë nga Presidenti i Republikës italiane Giorgio Napolitano më 17 tetor 2006.         

Sponsors

Follow us on facebook

Contact us