PUBLIC STATEMENT - PRE-UNIVERSITY EDUCATION “MISSION UNATTAINABLE” OF THE ALBANIAN GOVERNMENT

PUBLIC STATEMENT - PRE-UNIVERSITY EDUCATION “MISSION UNATTAINABLE” OF THE ALBANIAN GOVERNMENT

Tirana 7 March 2017

In Albania there are over 470 000 children attending pre-university education and over 35 000 teachers that every day with dedication transfer their knowledge to every child across the country.

Although the 2013-2017 governance program considers education as one of the best economic policies and as an essential system that guarantees the sustainable development of the country, the figures demonstrate the opposite. In the last 3 years the budget of the Ministry of Education and Sports has decreased, affecting directly the teaching quality.

The low percentage of GDP that Albania invests in education, is under the minimum standard of international and regional levels, and this is contrary to the state's obligation to take the appropriate measures to fulfil the objectives of Sustainable Development Goals Agenda in ensuring the provision of quality, equitable and inclusive compulsory education for all. The EU 2016 Progress Report states that Albania needs to ensure that the Pre-University Education Strategy and the Law on Higher Education should be implemented effectively and improve teachers’ development and training.

According to the report conducted by the Institute of Education Development on the results of the instrument to identify teachers’ needs, it shows that 50% of teachers need to be trained in the following areas: planning; teaching; climate and classroom management; communication and professional development.

Various studies conducted in the field of teaching appreciate the role the teacher plays in the lives of students. Teachers are considered as key actors in teaching children from early childhood along the trajectories of the process of learning

Despite reform in pre-university education system and ascending 21 places in the International Assessment Report (PISA 2015), there is still much to do. The report "Professional Development and Teacher Evaluation in Albania", conducted by ACCE highlights that Albanian education system needs a visionary education policy equipped with adequate institutions that will improve the status, authority and quality of teachers across the country.

Today, in the framework of the National Teachers Day, Albanian Coalition for Child Education urges to the Government and the Ministry of Education and Sports:

-       To increase by 5% of GDP the public funding for education, as promised in the government program in order to ensure that quality, inclusive and equitable education is provided to every child. Increased funding would provide the increasing number of well trained teachers;

-       To invest significantly in increasing teachers’ salaries and invest in their professional development, as urged to the governments of all countries during the Oslo Summit of Education in 2015. In the framework of the competency-based curricular reform, there is a need to draft and adopt standards for teacher competencies, by focusing on roles and duties of a teacher in the classroom, and systematically reviewing teacher professionalism on several levels: individually, school-wise, in community, and professional networks;

-       Albanian authorities must draft a Strategy on the Development of the Teaching Profession to coordinate the reform of teacher preparation in universities, the development of the system of practical training of teaching candidates; the consolidation of the system of professional development and the improvement of the system of teacher performance evaluation;

-       To establish the National Teachers’ Guild, that will take over duties and responsibilities on regulating the teaching;

-       To establish the National Council on Teaching Quality as an independent body that should foster reforming of the teaching profession, help draft policies on teacher professional development, and give advice to the Ministry of Education and Sports on ways and methods to improve the quality of teaching;

-       To ensure quality teaching at all levels, professional treatment of the role of teachers and the establishment of adequate learning environments and motivation for all teachers across Albania.


KOALICIONI PËR ARSIMIN E FËMIJËVE NË SHQIPËRI - ALBANIAN COALITION FOR CHILD EDUCATION

Tiranë, 7 Mars 2017

DEKLARATË PUBLIKE

(për shpërndarje të menjëhershme)

ARSIMI PARAUNIVERSITAR “MISION I PA PËRMBUSHUR” I QEVERISË

 

Në Shqipëri janë mbi 470 000 fëmijë që ndjekin arsimin parauniversitar dhe mbi 35 000 mësues që çdo ditë me përkushtim përçojnë dijet e tyre tek çdo femijë anembanë vendit.

Edhe pse programi i Qeverisë 2013-2017 e konsideron arsimin si një ndër politikat më të mira ekonomike dhe si një sistem thelbësor, që garanton zhvillimin tërësor të vendit, dhe synonte që financimi publik për arsimin të shkonte në nivelin e 5% të PBB,  realiteti tregon të kundërtën. Në 3 vite buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ka pësuar rënie, duke ndikuar drejt për së drejti në sigurimin e cilësisë në mësimdhënie.

Referuar treguesve të buxhetit të shtetit për vitin 2017, fondet për arsimin kanë pësuar rënie në krahasim me një vit më parë dhe vetëm 3.39% e PBB i shkon arsimit. Kjo shifër është ndër më të ulëtat në krahasim me 4.6% e vendeve të Evropës Lindore dhe 5% e PBB e shpenzimeve të vendeve të Bashkimit Europian.

Përqindja e ulët e PBB që Shqipëria investon për arsimin, është nën standardin minimal ndërkombëtar dhe atë rajonal, dhe kjo bie ndesh me detyrimin e shtetit për marrjen e masave të duhura në përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm për ofrimin e arsimit publik cilësor dhe gjithëpërfshirës. Progres Raporti i BE për vitin 2016[1]  thekson se gjatë vitit 2017 Shqipëria duhet në veçanti të sigurojë që Strategjia e Arsimit Parauniversitar dhe Ligji mbi Arsimin e Lartë të zbatohen në mënyrë efektive dhe të përmirësohet trajnimi i mësuesve.

Sipas Raportit paraprak mbi rezultatet e instrumentit të identifikimit të nevojave, të realizuar nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit, rezulton se 50% e mësuesve kanë nevoja të konsiderueshme për trajnime në të gjitha fushat: planifikimi; mësimdhënia; klima dhe menaxhimi i klasës; komunikimi; zhvillimi profesional dhe përvoja e pakët në mësim. 

Studime të ndryshme në fushën e mësimdhënies vlerësojnë së tepërmi rolin që mësuesi luan në jetën e nxënësve. Mësuesit konsiderohen si aktorët kyç, në aftësimin e fëmijëve që prej fëmijërisë së hershme e përgjatë trajektoreve të procesit të të nxënit[2].

Pavarësisht Reformës në sistemin e Arsimit parauniversitar dhe ngjitjes me 21 vende të  Shqipërisë në Raportin e Vlerësimit Ndërkombëtar PISA 2015, ende ka shumë për të bërë. Raporti “Zhvillimi Profesional dhe Vlerësimi i Mësuesve në Shqipëri”[3], i realizuar nga ACCE, nënvizon se ajo që nevojitet më shumë në Shqipëri është një politikë vizionare e artikuluar qartë dhe një bazë institucionale me veprim të efektshëm për të përmirësuar statusin, autoritetin dhe cilësinë e mësuesve.

Sot, në Ditën Kombëtare të Mësuesit, Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri duke besuar se zhvillimi i një sistemi arsimor profesional është shumë i rëndësishëm në sigurimin e cilësisë në arritjet e nxënësve i bën thirrje Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit e Sportit:

-       Të rrisë financimin publik për arsimin në nivelin e 5% të PBB, ashtu sikurse është premtuar në programin qeverisës, për të siguruar arsim cilësor për çdo fëmijë. Rritja e financimit do të siguronte rritjen e numrit të mësuesve që do të trajnohen në shërbim të kurrikulës së re me bazë kompetencën;

-       Të investohet në mënyrë domethënëse në rritjen e pagave të mësuesve dhe në trajnimin e tyre, ashtu sikurse u është kërkuar qeverive të të gjitha vendeve në Samitin e Oslos për Edukim në vitin 2015[4] sepse të investosh tek mësuesit do të thotë të investosh tek të mësuarit.  Është domosdoshmëri hartimi i dokumentit strategjik për financimin e personelit arsimor: për pagat, bonuset, praktikën profesionale dhe trajnimet;

-       Të hartohet një Strategji për Zhvillimin e profesionit të Mësuesit që të bashkërendojë reformimin e përgatitjes së mësuesve në universitete, zhvillimin e sistemit të përgatitjes praktike të kandidatëve për mësues; konsolidimin e sistemit të zhvillimit profesional dhe zhvillimin e sistemit të vlerësimit të performancës së mësuesve;

-       Të krijohet Urdhëri i Mësuesit, i cili të marrë kompetencat që i jep ligji. Ky do të ishte një zhvillim pozitiv në drejtim të ngritjes së institucioneve. Me krijimin e këtij organizmi lind nevoja e rishikimit të roleve dhe përgjegjësive të organizmave të tjera të përfshira në proces;

-        Të krijohet Këshilli Kombëtar për Cilësinë e Mësuesve, i cili do të jetë një organizëm i pavarur që do të nxisë reformat për mësuesit, do të hartojë politika për zhvillimin e profesionit të mësuesit, do të këshillojë Ministrinë e Arsimit dhe Sportit për mënyrat sesi të përmirësohet cilësia e mësuesve;

-       Të sigurojë cilësi në mësimdhënie në të gjitha nivelet, trajtim profesional të figurës së mësuesit, si dhe krijimin e rrethanave lehtësuese dhe motivuese në zhvillimin e mësimdhënies.

Për më tepër informacion kontaktoni në adresën: linda.pino@crca.al / tel +355676075400

 

Sponsors

Follow us on facebook

Contact us