Fushata 2013

Fushata 2013

NJOFTIM PËR SHTYP

Java Globalee Arsimit “Çdo Fëmijëka Nevojë përNjë Mësues të Kualifikuar”

21-27 Prill 2013

Pa mësues, shkolla është vetëm një ndërtesë

Pa mësues të trajnuar, shkollimi nuk është arsim dhe edukim

Pa mësues të trajnuar për të gjithë, arsimi nuk do të jetë një realitet

Tiranë, 22 Prill 2013 – Si çdo vit,në të gjithë botën, përfshi edhe Shqipërinë, gjatë muajit Prill, zhvillohet Java Globale e Arsimit. Java e Arsimit në Shqipëri organizohet nga Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri përgjatë 22-27 Prillit 2013, nën moton:“Çdo Fëmijëka Nevojë përNjë Mësues të Kualifikuar”. Në Shqipëri pjesë e Fushatës Globale janë bërë këto organizata: ALO 116, ADRA, ADRF, CRCA Shqipëri, La Casa nel Cuore, Partnerë për Fëmijët, Sindikatat e Arsimit, SHKEJ dhe RVSH në bashkëpunim me Save the Children dhe World Vision.

Që nga viti 2000, shtete të ndryshme kanë bërë përparim në përfshirjen e dhjetëra miliona fëmijë në shkollë - por në vitin 2008 progresi i bërë ndaloi. Sot, 132 milionë fëmijë janë jashtë shkollës fillore dhe të mesme, pa shpresë se ndonjëherë do të  nxënë shkrim dhe lexim dhe me aspak shpresë për të thyer ciklin e varfërisë. Gjatë Javës Globale të Arsimit, në datat 21-27 Prill, 2013, miliona njerëz në të gjithë botën do të ngrejnë zërin për të kërkuar që çdo fëmijë të ketë një mësues të kualifikuar.

Shqipëria vazhdon të mbetet një ndër vendet me cilësinë më të ulët të arsimit në Europë. Krahasuar me 52 vende të tjera, raporti i Pizës 2009, konstatoi se adoleshentët shqiptarë ishin të parafundit në dijet e tyre në lexim, matematikë dhe lëndë shkencore.  Në Shqipëri ka 36 mijë mësues, ndër të cilët 55% punojnë në zonat rurale dhe dhe 45% në qytet. Një sërë raportesh kombëtare dhe ndërkombëtare, identifikojnë shqetësimin e Koalicionit për rrogat e ulta të mësuesve, nevojën për kualifikim të vashdueshëm të tyre, mungesa e standarteve të kualifikimit dhe investimet në arsim ndër më të ultat në Europë, janë ndër faktorët kryesore të cilësisë së ultë të arsimit publik.

Në kuadër të Javës Globale një sërë aktivitetesh po organizohen anembanë Shqipërisë, të cilat venë theksin në rëndësinë e arsimit bazë për çdo fëmijë dhe bashkon zërin e fëmijëve, të shoqërisë civile dhe të politikanëve. Aktivitetet kryesore janë: Forum i Hapur “Fëmijët takojnë Politikanët” në Shkollën 9-vjeçare “Gjergj Fishta”, Takim i Hapur me Mësuesit dhe Ministrinë e Arsimit, Workshop për Arsimin dhe Fëmijët me Aftësi të Kufizuar. Fushata do të finalizohet me Ekspozitën e Madhe me punime të fëmijëve tek Parku Rinia.

Koalicioni për Arsimimin e Fëmijëve në Shqipëri, me anë të këtij njoftimi për shtyp i kërkon Qeverisë Shqiptare:

  • Të miratojë një Plan Veprimi për Rritjen e Kapaciteve të mësuesve dhe buxhetin e DAR-ve në Shqipëri;
  • Të rrisë financimet për sistemin arsimor nëpërmjet rritjes së nivelit  të GDP-së që shpenzohet për arsimin;
  • Të forcojë strukturën drejtuese të  shkollës dhe të nxisë krijimin e komiteteve të menaxhimit të shkollave që përfshijnë nxënësit, mësuesit, prindërit dhe anëtarët e komuniteteve lokale.

Lista e aktiviteteve të Javës Globale të Edukimit

21-27 Prill 2013

  • Forumi i hapur me politikanë dhe fëmijë 24.04.13

Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri-ACE ka kënaqësinë t’iu ftojë Forumin e hapur me Politikanë dhe Fëmijë në kuadër të Javës së Veprimit Global, që do të zhvillohet ditën e mërkurë datë 24.04.13, pranë Shkollës Gjergj Fishta,  Tiranë. Në takim do të jenë të pranishme nxënës të kësaj shkolle dhe dy deputete të Parlamentit të Shqipërisë, Znj. Eglantina Gjermeni dhe Znj. Mesila Doda. Fëmijët do diskutojne hapur me politikanet mbi nevojat që ata kanë, problemet që hasin dhe konceptin që ata kanë mbi mësuesin e tyre ideal.

Me të njëjtën përmbajtje antarë të koalicionit po kryejnë aktivitete në Tropoje dhe Dibër.

  • Takimi me mësuesit e DAR, Tiranë, në Ministrinë e Arsimit  23.04.13

Ky takim  ka në fokus mësuesit e DAR Tiranë dhe identifikimin e nevojave të tyre. I ftuar në takim do të jetë z. Halit Shamata. Takimi u iniciua nga Sindikata e Arsimit dhe pjesë të tij ishin edhe përfaqsues të organizatave të shoqërisë civile.  Z. Xhafer Dobrushi , kryetar i Sindikatws sw Arsimit moderoi  takimin dhe ndwrkohw bwri njw prezantim tw Javws Globale tw Edukimit dhe tematikws specifike tw kwsaj jave pwr vitin 2013.

Të tjera takime janë duke u zhvilluar gjatë kësaj jave në Durrës , Korcë, Lezhë  me mësuesit dhe përfaqsuesit e shoqërisë civile.

  • Workshop mbi nxitjen e arsimit gjithëpërfshirës së fëmijëve me aftësi të kufizuara në Shqipëridatë 25 prill, ora 14.00 në Hotel Tirana International

Koalicioni “ Aftësia e kufizuar dhe Zhvillimi”DDCA, ka planifikuar të organizojë,  në datë 25 prill, ora 14.00 në Hotel Tirana International, në bashkëpunim me Koalicionin për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri  ( ACE )në kuadër të javës së veprimit Global për arsimin, një takim me fokus nxitjen e arsimit gjithëpërfshirës së fëmijëve me aftësi të kufizuara në Shqipëri. Synimi kryesor lidhet mepërshpejtimin e hapave që duhen hedhur dhe masave që duhen ndërmarrë në mbështetje të zbatimit të ligjit për arsim gjithpërfshirës për fëmijët më aftësi të kufizuara.

  • Ekspozita e madhe e fëmijëve , datë 27 Prill 2013, ora 10:00 pranë Parkut Rinia Tiranë

Qindra fëmijë, mësues, prindër, përfaqsues të shoqërisë civile dhe NGO-ve të ndryshme do të mblidhen së bashku për të realizuar punime të ndryshme me tematikë bazë “MËSUESIN IDEAL”. Prej një muaji kanw filluar përpjekje për të mbledhur punimet e fëmijëve nga zona të ndryshme të ndryshme. Ekspozita e madhe përfshin bërjen e fotografive, vizatimeve ose pikturave të mësuesit  ideal  për fëmijët. Në bërjen e kësaj pikture do të përfshihen fëmijët tanë,motrat dhe vëllezërit e tyre më të vegjël si edhe fëmijë nga e gjithë Shqipëria. Pas mbarimit të Javës së Veprimit Global, punimet e fëmijëve do të ekspozohen për një javë në ambjentet e Qendres “TEN”, Bashkia Tiranë.

 



PRESS RELEASE

Global Education week "Every Child Need A Qualified Teacher", 21-27 April 2013

Without teachers, a school is just a building

Without trained teachers, schooling is not education

Without trained teachers for all, education for all will never be a reality

Tirane, 22-th April 2012 - Every year, all over the world, including Albania, is taking place the Global Education Week. Education Week in Albania is organized by the Albanian Coalition for Child Educationduring 22-27 April 2013 under the motto: "Every Child Need A Qualified Teacher". The Campaign  in Albania has been joined by: CRCA Albania, ALO 116, SHKEJ, ADRA, ADRF, Partners for Children, Education unions, La Casa nel Cuore and RVSH in cooperation with Save the Children and World Vision.

Since 2000, different countries have made progress in the involvement of tens of millions of children in school - but in 2008 the progress has stopped. Today, 132 million children are out of primary and secondary school, with no hope of  learning to read and write and with no hope of breaking the cycle of poverty. During the Global Education Week, on 21-27 April, 2013, millions of people around the world would speak out to demand that every child should have a qualified teacher.

Albania remains one of the countries with the lowest quality of education in Europe. Compared with 52 other countries, the ratio of Pisa in 2009, stated that Albanian teenagers were next to last in their knowledge in reading, mathematics and science subjects. In Albania there are 36 thousand teachers, of whom 55% work in rural areas and 45% in the city. A number of national and international reports, identified the concerns of the Coalition for the low salaries of teachers, the need of continuous training, lack of qualification standards and the fact that the investments in education are among the lowest in Europe. These are the main factors that cause the low quality of public education.

In the framework of Global Week, The Coalition for Child Educationis organizing a series of activities which emphasize the importance of basic  education for every child and also to unite the voice of children, civil society and politicians. The main activities are: Open Forum "Children talk with politicians" at “Gjergj  Fishta " school.Open Meeting with teachers and with the Ministry of Education. Workshop for Education and Children with Disabilities. The campaign will be finalized with the Great Exhibition of works by children at the “Rinia” Park.

Albanian Coalition for Child Education, through this press release requires from the Albanian Government:

  • To adopt an Action Plan which will increase the capacity of teachers and Regional Directorates Education budget in Albania;
  • To increase the budget for the education system by increasing the level of GDP that is spent on education;
  • To strengthen the management structure of the school and to promote the establishment of school management committees that include students, teachers, parents and members of local communities.

The List of the activities of the Global Education Week

21-27 April 2013

  • Open Forum with politicians and children on 24 April 2013

Albanian Coalition for Child Education-ACE is pleased to invite you to an open forum with politicians and Children in the framework of Global Action Week, which will take place on Wednesday 24/04/13, at Gjergj Fishta School, in Tirana. In the meeting will be present students of this school and two deputies of the Parliament of Albania, Ms. Englantina Gjermeni and Mrs. Mesila Doda. Children will openly discuss with politicians on their needs, problems encountered and the concept that they have over their ideal teacher.

In this same context the coalition members are conducting activities in Tropoje and Diber.

  • Meeting of Regional Directors for Education and Teachers Union with the Ministry of Education

23 April 2013

This meeting is focused on the teachers of DAR in Tirana and on the identification of their needs. Invited to the meeting will be Mr. Halit Shamata. The meeting was initiated by the Trade Union of Education and its parts were also representatives of civil society organizations.

Other meetings will be hold during this week in Durres, Korce, Lezha with teachers and representatives of civil society.

  • Workshop on promotion inclusive education for children with disabilities, 25 April 2013

The Coalition "Disability and the Development" DDCA,has planned to organize in April 25, at 14:00 at the Hotel Tirana International, in collaboration with Albanian Coalition for Child Education (ACE),  on the framework of Global Action Week for Education, a meeting focusing on promoting inclusive education of children with disabilities in Albania. The main objective is related to the acceleration of steps to be thrown out and the measures to be taken in support of law enforcement for inclusive education for children with disabilities.

  • The BIG EXHIBITION, 27 April 2013, 10:00 at “Rinia” Park, Tirana

Hundreds of children, teachers, parents, representatives of civil society and various NGOs will come together at Parku “Rinia” in Tirana to exhibit various art works under the topic "MY IDEAL TEACHER". ACE  and other NGO’s for more than a month have been collecting art works of children from different areas of Albania. They will be exhibited first at the Parku Rinia, which is a major public space in Tirana and afterwards for one week more at Center “TEN”. The Big Exhibition includes photographs, drawings or paintings taken from children under the concept of “my ideal teacher”.

Sponsors

Follow us on facebook

Contact us